Ja çfarë thotë trajneri i Kosovës pasi mposhti Maltën

Ja çfarë thotë trajneri i Kosovës pasi mposhti Maltën

20:44, 17/11/2018

Kosova ka marrë një fitore spektakolare në përballjen ndaj Maltës.

“Dardanët” fituan me rezultatin 5-0 dhe në këtë mënyrë kanë hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni.

Pas ndeshjes, trajneri Bernard Challandes u shpreh i lumtur me punën e skuadrës së tij.

 “Jam shumë i lumtur me fitoren. Malta luajti mbrojtje të mirë dhe në pjesën e parë shënuam vetëm njëherë. Kishim disa mundësi ta vulosnim ndeshjen qysh në pjesën e parë, por nuk konkretizuam. Pjesa më e mirë ishte që ishim më të koncentruar se në Prishtinë” ka thënë trajneri për “Supersport”.

“Në pjesën e dytë Malta luajti një futboll pak më të mirë se në pjesën e parë. Megjithatë pasi shënuam golin e dytë, ne e kishim shumë më të lehtë. Ishte e rëndësishme që shënuam pesë gola pasi nuk duhet të shpërdorojmë raste si kemi bërë ndeshjet e kaluara” ka vazhduar Challandes.

“Sa i përket ndeshjes me Azerbajxhanin e dija qysh në fillim se ajo do të jetë “finalja”. Ata kanë skuadër të fortë me disa lojtarë të mirë. Ata kanë ëndrrën gjallë dhe mund të rrezikojnë. Ndeshja në Prishtinë do të jetë shumë interesante” përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco