Kosova shkatërron Maltën, hedh hap të rëndësishëm drejt kualifikimit

Kosova shkatërron Maltën, hedh hap të rëndësishëm drejt kualifikimit

20:01, 17/11/2018

Kosova ka marrë një fitore spektakolare në përballjen ndaj Maltës.

 “Dardanët” fituan me rezultatin 5-0 dhe në këtë mënyrë kanë hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni.

Serinë e golave e hapi Vedat Muriqi, i cili në minutën e 15’ realizoi pas asistimit të Milot Rashicës.

Pjesa e parë u mbyll vetëm me një gol, edhe pse Kosova rrezikoi edhe katër herë të tjera portën kundërshtare.

Në pjesën e dytë pati një rrebesh të golave nga lojtarët e Kosovës.

Në minutën e 70’ ishte Benjamin Kololli i cili me një super gol dyfishoi avantazhin.

Pas Kolollit, ishte Donis Avdijaj që realizoi golin e tretë në minutën e 78’, ndërsa vetëm dy minuta më vonë ai shënoi edhe golin e katërt për Kosovën.

Rezultatin 5-0 e vulosi Milot Rashica i cili në fund të ndeshjes realizoi një supergol.

Me këtë fitore, Kosova qëndron në vendin e parë, dy pikë më shumë se Azerbajxhani, me të cilët përballemi të martën, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco