Në rast fitore të Kosovës, kjo është renditja në Grupin 3 të Ligës D

Në rast fitore të Kosovës, kjo është renditja në Grupin 3 të Ligës D

19:06, 17/11/2018

Kosova po kryeson 1-0 në transfertën ndaj Maltës e vlefshme për javën e pestë në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve.

Golin e vetëm në stadiumin “Ta’Qali” e shënoi Muriqi në minutën e 15’ duke shfrytëzuar në maksimum gafën e mbrojtjes kundërshtare, shkruan SYRI.net.

Ndërkohë, rivali i Kosovës për vendin e parë në Grupin 3 të Ligës D, Azerbajxhani, është duke fituar bindshëm, 2-0 ndaj Ishujve Faroe.

Deri në këto momente, Kosova qëndron lidere e grupit me 11 pikë të grumbulluara dhe në rast fitore do të hedhë një këmbë drejt gjysmëfinales së këtij kompeticioni.

Vendimtare do të jetë dueli që do të zhvillohet të martën në Prishtinë, ku Kosova do të presë Azerbejxhanin.

Në këtë takim do të vendoset përfundimisht edhe fituesi i grupit që do të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës D ndërsa edicionin e ardhshëm do të ngjitet në Ligën C. / O.M

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco