‘Xhamadani vija vija’/ Tifozët kuqezi dhe skocezët atmosferë elektrizuese në Shkodër

‘Xhamadani vija vija’/ Tifozët kuqezi dhe skocezët atmosferë elektrizuese në Shkodër

18:08, 17/11/2018

Të veshur me fustanella, prej ditësh tifozët skocezë ndodhen në Shqipëri duke na dhuruar një atmosferë të mrekullueshme.

Kur duhen edhe disa orë nga starti i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Skocisë, atmosfera në Shkodër ka filluar të ndizet.

Tifozët shqiptarë dhe ata skocezë kanë mbushur rrugët e qytetit dhe nuk e kanë aspak problem të festojnë së bashku.

‘Panorama sport’ ka publikuar një video ku tifozët skocezë festojnë së bashku me kuqezinjtë, teksa dëgjohet në sfond kënga “Xhamadani vija vija”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco