U-21/ Kuqezinjtë kalojnë me sukses testin e parë me Maltën

U-21/ Kuqezinjtë kalojnë me sukses testin e parë me Maltën

22:18, 16/11/2018

Shqipëria U-21 mposhti Maltën U-21 me rezultatin 2-0 në takimin miqësor të zhvilluar në “Selman Stërmasi”.

Një dominim i skuadrës kuqezi që arriti të gjente 2 herë rrugën e rrjetës me anë të Rubin Hebajt dhe mesfushorit të Shkëndijës së Tetovës, Imeri, i cili ktheu në gol penalltinë e fituar nga shkodrani i Partizanit.

Në pjesën e dytë, rritmi i lojës ra ndjeshëm, teksa të dy trajnerët kryen zëvendësime të shumta, që ndikuan në mënyrë të drejtpërdrejtë te loja.

Vlen për t’u përmendur aktivizimi i mesfushorit Esat Mala, i cili tronditi traversën në pjesën e dytë, falë një goditjeje mjeshtërore.

Skuadra mike provoi të shënonte te paktën një gol në fundin e ndeshjes, por hasi rezistencën e portierit Dajsinani që ishte në një formë të mirë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco