VIDEO/ Salah bën Egjiptin të ëndërrojë me golin në minutën e fundit

VIDEO/ Salah bën Egjiptin të ëndërrojë me golin në minutën e fundit

21:16, 16/11/2018

Mohamed Salah ka shënuar një gol të bukur në minutën e 90-të për Kombëtaren e Egjiptit në fitoren 3-2 ndaj Tunizisë në kuadër të Kupës së Afrikës në Grupin J.

Ylli i Liverpoolit ia siguroi fitoren Egjiptit, që tani ka grumbulluar 12 pikë dhe ndodhet në vendin e parë, me pikë të njëjta me Tunizinë, por ka golaverazhin më të mirë.

Ndeshja e fundit e grupit do të jetë kundër Nigerisë, ku Egjipti do të tentojë që ta ruajë vendin e parë.

Ndeshja do të zhvillohet në marsin e vitit 2019.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco