Dybala: ‘Me Ronaldon Juventusi fiton Champions Leaguen’

Dybala: ‘Me Ronaldon Juventusi fiton Champions Leaguen’

12:13, 16/11/2018

Paulo Dybala mendon se prania e Cristiano Ronaldos tek Juventusi i jep më shumë mundësi skuadrës italiane të fitojë trofeun e Champions Leagues.

Në një intervistë për tabloidin britanik “Daily Mirror”, argjentinasi u shpreh i lumtur që luan përkrah një ndër lojtarëve më të mirë në botë, shkruan “Goal”, raporton SYRI.net.

“Tek Juventusi është gjithmonë i njëjti objektiv, për të fituar tituj”, ka deklaruar Dybala.

“Është e vërtetë se këtë vit, nga jashtë, Championsi duket më shumë se një obsesion, por fokusi është si gjithmonë, edhe në titullin e ligës”, vijoi ai.

“Do të kemi një mundësi të madhe për të fituar Champions Leaguen këtë vit. Ronaldo na ofron siguri , është një lojtar i mirë dhe këtë vit kemi luajtur shumë mirë”, ka shtuar argjentinasi.

‘Bianconerët’ kanë shkuar dy herë në finale të Ligës së Kampionëve në katër vitet e fundit, por u mposhtën nga Barcelona dhe Real Madrid.

Liga e Kampionëve është synimi kryesor i Juventusit këtë sezon pas dominimit prej 7 vitesh në Serie A.

Syri.net / Oldi Mele /

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco