Roma - Real Madrid, dëmtohet ‘ylli’ i skuadrës para duelit në Champions

Roma - Real Madrid, dëmtohet ‘ylli’ i skuadrës para duelit në Champions

11:54, 16/11/2018

Roma ka marrë një lajm të keq pasi Kostas Manolas ka lënduar kyçin e këmbës së majtë gjatë ndeshjes së Greqisë kundër Finlandës.

Mbrojtësi startoi mbrëmë në ndeshjen kundër Finlandës në Athinë, por ai doli nga fusha duke çaluar pasi që ndiente dhimbje në kyç.

Raportet fillestare thonë se bëhet fjalë për një ndrydhje, por analiza tjera pritet të bëhen për ta vërtetuar se sa do të mungojë lojtari i Romës.

Kostas Manolas shihet si një ndër mbrojtësit më të mirë në Itali dhe Evropë, por Roma duhet të mundohet që t’ia dalë për pak ditë edhe pa grekun.

Kujtojmë që Roma pritet të udhëtojë në Udinese javën që vjen, ndërsa pastaj pret Real Madridin në Ligën e Kampionëve dhe Interin në “Stadio Olimpico”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco