Kalimin e konfirmon agjenti/ Ish-sulmuesi i Barçës në janar transferohet tek Reali

Kalimin e konfirmon agjenti/ Ish-sulmuesi i Barçës në janar transferohet tek Reali

09:58, 16/11/2018

Alexis Sanchez është i gatshëm që të largohet nga Manchester United.

Sipas mediave spanjolle agjenti i futbollistit ka shprehur garanci se lojtari e dëshiron një lëvizje drejt “Santiago Bernabeu”.

Lëvizja e ish-sulmuesit të Barçës pritet të kryhet gjatë merkatos së janarit, ndërsa Solari mendon të sjellë më shumë konkurrencë në skuadër.

Sanchez pritet të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me klubin madrilenë, shkruan SYRI.net.

Kujtojmë që në 88 ndeshje me fanellën e Barcelonës, Sanchez shënoi 39 gola.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco