Nuk është Marcelo/ Juventus kërkon të transferojë shokun e Ronaldos nga Real Madridi

Nuk është Marcelo/ Juventus kërkon të transferojë shokun e Ronaldos nga Real Madridi

08:43, 16/11/2018

Juventus dëshiron të rrisë konkurrencën në portë.

Drejtuesit e “Zonjës së vjetër” janë duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të portierit të Real Madridit, Keylor Navas, shkruan SYRI.net.

Pas transferimit të Thibaut Courtois nga Chelsea, portieri nga Kosta Rika ka humbur vendin e titullarit te Real Madrid.

Minutat e pakta të vendosura në dispozicion po detyrojnë portierin që të mendojë largimin nga “Santiago Bernabeu”.

Në rast transferimi te Juventus, 31-vjeçari do të bashkohej me ish-shokun e skuadrës, Cristiano Ronaldo.

/ Syri.net / Oldi Mele

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco