Federata Skoceze paralajmëron kombëtaren e saj ç'e pret në Shqipëri

Federata Skoceze paralajmëron kombëtaren e saj ç'e pret në Shqipëri

23:50, 15/11/2018

Të shtunën në mbrëmje në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës do të luhet ndeshja e Ligës së Kombeve midis Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj së Skocisë.

Në skuadrën kundërshtare e dinë shumë mirë që në Shkodër nuk vihet thjesht për një shëtitje pasi është një ndeshje që do të rezultojë e vështirë.

Këtë është munduar të paralajmërojë edhe Federata Skoceze e Futbollit në një shkrim në faqen e tyre zyrtare ku shkruhet:

Stadiumi – “Do të luhet në Loro Boriçi i lokalizuar në Shkodër, stadium në të cilin erdhi kualifikimi historik i femrave të Skocisë për në Kupën e Botës 2019 pas një fitore 1-2”.

Lojtarët dhe stafi i Skocisë – “Nuk kanë asnjë dyshim se çfarë lloj performancë i nevojitet përballë një skuadre kokëfortë si Shqipëria.”

Ndeshja – “Do të jetë një test i vështirë për pretendimet që ka Skocia, pasi janë treguar të vështirë për t’u thyer edhe në takimin e parë midis këtyre dy skuadrave.”

Kujdes – “Grezda është bërë një emër i njohur për fansat e futbollit skocez, pasi ka firmosur për Rejnxhërs në verë. 23-vjeçari shënoi 2 herë në fitoren 7-1 të skuadrës së tij ndaj Madhëruellit dhe do të kërkojë të shënojë një tjetër gol në arenën ndërkombëtare. Mbrojtësi i Hajduk Split, Ardian Ismajli është gati të bëjë debutimin për Kombëtaren e tij, ndërsa teknikisht mesfusha e tyre do të udhëhiqet nga taulant Xhaka.”

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco