Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Liga e Kombeve/ Kroacia, fitore e madhe ndaj Spanjës. Rezultatet e sotme

Liga e Kombeve/ Kroacia, fitore e madhe ndaj Spanjës. Rezultatet e sotme

22:43, 15/11/2018

Kanë përfunduar të gjitha takimet e natës së sotme në Ligën e Kombeve.

Kroacia ka bërë një fitore të madhe ndaj Spanjës, në frymën e fundit me golin e shënuar në minutën e 93-të nga Jevdaj.

Ka qenë një ndeshje dramatike ku pjesa e dytë ka prodhuar 5 gola, ndërkohë që e para asnjë.

Ishin kroatët që kaluan në avantazh me Kramariç në minutën e 54-t, por barazuan spanjollët me Kebalos vetëm 2 minuta më vonë.

Jevdaj realizoi përsëri në të 69-ën, por u përgjigj Ramos me 11-metërsh në të 78-tët.

Kur mendohej se gjithçka po mbyllej ka qenë përsëri Jevdaj që ka realizuar golin e fitores duke e futur Kroacinë në “valle” për kualifikim.

Përveç Kroaci-Spanjë, sonte u luajtën dhe disa takime të tjera për Ligën e Kombeve, teksa rezultatet mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco