Zyrtare/ Ernest Gjoka, trajneri i ri i Kamzës

Zyrtare/ Ernest Gjoka, trajneri i ri i Kamzës

22:26, 15/11/2018

Ernest Gjoka do të jetë trajneri i ri i Kamzës. Këtë e ka njoftuar faqja zyrtare e klubit kamzali në “Facebook”.

Për ish-trajnerin e Vllaznisë së fundmi, bëhet fjalë për një rikthim te kamzalinjtë, pasi ai ka qenë edhe më parë trajner i ekipit në sezonin 2011-2012.

Orët e fundit Kamza njoftoi po në faqen e saj zyrtare se ishte pranë akordit me italianin Salvatore Ciullo, por duket se ngjarjet kanë marrë një rrjedhë tjetër.

Ernest Gjoka ka pasur më parë edhe drejtimin e Kukësit, Flamurtarit, Apolonisë dhe Tomorit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco