CAS i kërkon falje Skënderbeut dhe jep njoftimin e ri: Është caktuar trupa gjykuese

CAS i kërkon falje Skënderbeut dhe jep njoftimin e ri: Është caktuar trupa gjykuese

19:00, 15/11/2018

Një ditë më parë, Gjykata Ndërkombëtare  e Arbitrazhit Sportiv (CAS), i deklaroi “Balkanweb”, nëpërmjet një komunikimi zyrtar, se klubi i Skënderbeut nuk kishte apeluar vendimin e UEFA-s për dënimin e dhënë më herët në adresë të klubit korçar.

Mirëpo gjithçka rezultati të ishte false, pasi Skënderbeu publikoi një shkresë, ku pretendonte të kundërtën e asaj që deklaronte CAS.

Janë këto të fundit që sot përgënjeshtrojnë veten, duke kërkuar ndjesë për lajmin e djeshëm.

“Pasi kontrolluam të dhënat tona, në të vërtetë është e qartë se ekziston një apelim në pritje në CAS mes KF Skënderbeu dhe UEFA, në lidhje me vendimin e lëshuar nga trupa e apelimit të UEFA më 26 prill.

Ju kërkoj ndjesë për gabimin në mesazhin e parë dhe kuptoj konfuzionin që mund të ketë shkaktuar. Procedura e arbitrazhit të CAS është në vazhdim dhe paneli i gjyqtarëve është emëruar”, shkruhet në përgjigjen e sotme të CAS-it.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco