Ish-kapiteni i Napolit: Vetëm një budalla do paguante 50 milion euro për Hysajn

Ish-kapiteni i Napolit: Vetëm një budalla do paguante 50 milion euro për Hysajn

18:38, 15/11/2018

Elseid Hysaj ka qenë një nga lojtarët më të mirë te skuadra e Napolit, ndërsa me mbërritjen e Ancelottit në skuadër mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka hasur disa probleme.

Lojtari ka bërë disa paraqitje për të cilat ka marrë kritika të vazhdueshme dhe tashmë është ish-kapiteni i skuadrës së Napolit, Francesco Montervino i cili është shprehur: “Hysaj është një lojtar i mirë, por vetëm një budalla do të paguante klauzolën e tij prej 50 milionë eurosh.

De Laurentis shpreson që të ndodhë. Ai nuk ka asnjë lidhje me këtë Napoli të madh. Ofertat e klubeve të mëdha për të cilat flet menaxheri i tij nuk ekzistojnë.

Tre milion euro rrogë? Mua më duken të tepruara, si mbrojtës krahu që është fiton shumë edhe kaq sa ka”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco