Një trajner italian pranë stolit të ekipit të Superligës shqiptare

Një trajner italian pranë stolit të ekipit të Superligës shqiptare

18:00, 15/11/2018

Kamza ka gati trajnerin e ri. Klubi nga periferia e kryeqytetit që pas shkarkimit të trajnerit Klodian Duro, për shkak të mungesës së rezultateve, ka mbetur pa trajner, me skuadrën që momentalisht po stërvitet nga trajneri i portierëve Bledi Vashaku.

Gjithsesi, duket se kjo situatë nuk do të zgjasë edhe për shumë kohë, pasi në faqen zyrtare të Kamzës përmendet emri i italianit Salvattore Ciullo.

Në postim shkruhet së marrëveshja është në hapat e fundit dhe se shumë shpejt mund të vijë zyrtarizimi.

Stefano Ciullo më herët ka drejtuar në Itali skuadrën e Juve Stabias.

Për 50-vjeçarin, që shumë shpejt do të ulet në stolin e Kamzës, do të jetë përvoja e parë si trajner jashtë Italisë.

Sezoni për Kamzën nuk ka nisur mirë me skuadrën që shkarkoi pas vetëm tre takimesh Bledar Devollin, teksa i fundit për shkak të mungesës së rezultateve pozitive u shkarkua nga detyra Klodian Duro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco