Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Mbappe ‘krijon’ futbollistin perfekt me cilësitë e Messit, CR7, Neymarit dhe Buffonit

Mbappe ‘krijon’ futbollistin perfekt me cilësitë e Messit, CR7, Neymarit dhe Buffonit

17:54, 15/11/2018

Kylian Mbappe ka krijuar identikitin e futbollistit perfekt. Për të ndërtuar futbollistin ideal, talenti 19-vjeçar i PSG-së nuk ka vendosur që të përfshijë pjesëza nga talenti i tij.

Edhe pse në një moshë kaq të re, ai ka bërë hapa të jashtëzakonshëm në karrierë, duke fituar Botërorin me Francën.

Por, ylli i “Les Bleus” beson se cilësitë e talentit të Lionel Messit, Neymarit, Cristiano Ronaldos dhe Buffonit, do të krijonin futbollistin perfekt.

“Unë do të zgjidhja këmbën e majtë të Messit, të djathtën e Neymarit, mentalitetin e Cristianos dhe klasin e Buffonit”, tha talenti i PSG-së për televizionin “ESPN”.

I pyetur se cilën pjesë të Mbapesë ai do të zgjidhte për të plotësuar kuadrin, kampioni u përgjigj me modestinë e zakonshme: “Nuk ka nevojë, kaq besoj mjafton”.

Ai u ndal të komentonte edhe krahasimet që i bëhen shpesh me legjendarin Pele, pas triumfit të tij me Kombëtaren në Rusi.

Edhe pse ai ndihet i vlerësuar nga lavdërimet, mbetet po ai djaloshi i ndrojtur me këmbë në tokë: “Sigurisht që isha shumë i lumtur, shumë krenar, por ky është një krahasim shumë i vështirë. Unë nuk mendoj se dikush mund ta bëjë atë që ai bëri në kohën e sotme. Ka vetëm një Pele dhe ai është unik. Unë nuk i dhashë shumë rëndësi kësaj gjëje, sepse askush nuk do të jetë kurrë si Pele”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco