Mikpritja në Shqipëri/ Organizohet ndeshje futbolli mes tifozëve kuqezi dhe skocezëve

Mikpritja në Shqipëri/ Organizohet ndeshje futbolli mes tifozëve kuqezi dhe skocezëve

17:04, 15/11/2018

Dita e premte (nesër) do të jetë e veçantë. Në Kamzë, në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare”, një grup i tifozëve skocezë “Tartan Army” do të përballet në orën 19:00 me formacionin e përzgjedhur nga “Tifozat Kuq e Zi”.

Një përballje tifozësh, të cilët në fund do shtrëngojnë duart.

Image

Sikurse kuptohet, një klimë mjaft e mirë mes tifozëve. Edhe në Skoci ndodhi e njëjta gjë, teksa pati festë të përbashkët dhe shumë respekt nëpër rrugë.

Tashmë shqiptarët po ua kthejnë mbrapsht mikpritjen. Të shtunën më pas do jetë një betejë që u përket futbollistëve, atyre që janë profesionistë dhe kanë shansin të përfaqësojnë dy kombe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco