Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Fustanellat mbërrijnë në Shqipëri, tifozët skocezë bamirësi për fëmijët shqiptarë

Fustanellat mbërrijnë në Shqipëri, tifozët skocezë bamirësi për fëmijët shqiptarë

16:44, 15/11/2018

Shqipëria do të përballet me Skocinë ditën e shtunë në takimin e vlefshëm për Grupin 1 të Ligës së Kombeve.

Kjo përballje do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës në orën 20:45, teksa nuk do të mungojnë as tifozët miq.

Në stadium pritet të jenë rreth 2 mijë tifozë skoceze, të cilët kanë disa ditë që kanë mbërritur në Tiranë dhe kanë përfituar nga kjo vizitë për tu njohur me kryeqytetin tonë.

Ajo që bie më së tepërmi në sy është veshja e tifozëve skocezë. Ata shfaqen në rrugën e Tiranës të veshur me fustanella tradicionale “kilt” dhe me fanellat e Kombëtares së tyre.

Mësohet se një grup tifozësh i quajtur “Tartan Army” ka dhuruar një çek prej 5 mijë paund, një fondacioni shqiptar që merret me fëmijët në vendin tonë.

Image

Grupimi ka krijuar prej rreth 15 vitesh një nismë ku shumë prej tifozëve mbledhin fonde gjatë vitit për vizitat që bëjnë në vende të ndryshme dhe sidomos ato në nevojë, duke dhënë para kryesisht për spitalet apo qendrat që merren me fëmijët që kanë nevojë për asistencë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco