Tjetër dëmtim, Skocia vjen e përgjysmuar përballë Shqipërisë

Tjetër dëmtim, Skocia vjen e përgjysmuar përballë Shqipërisë

15:26, 15/11/2018

Të shtunën në orën 20:45 në “Loro Boriçi” të Shkodrës do të luhet dueli ndërmjet Shqipërisë dhe Skocisë, i fundit për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve.

Por në këtë ndeshje, Shqipëria ka mundësinë e artë për të fituar pasi kundërshtari vuan nga mungesat e shumta.

Mbrojtësi i Aberdinit, Miki Devlin, braktisi mbrëmë kombëtaren skoceze, duke u bërë lojtari i gjashtë, i cili largohet nga grumbullimi si i dëmtuar. Menjëherë, trajneri i Skocisë, McLeish, ka grumbulluar lojtarin e Celtic, Xhek Hendri për të zëvendësuar mbrojtësin e dëmtuar.

Gjithsesi, situata e Skocisë është alarmante, sepse kundërshtari ynë vjen në Shqipëri dhe luan kundër Izraelit me 10 mungesa të sigurta, të cilët fare mirë mund të ishin titullarë.

Devlin i bashkohet Gordon, O’Donnell, Mulgreu, Xhek e Kevin Mekdonald, të gjithë të dëmtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco