Pothuajse zyrtare: Bajerni shkarkon Niko Kovac, trajneri i madh merr drejtimin e Bajernit

Pothuajse zyrtare: Bajerni shkarkon Niko Kovac, trajneri i madh merr drejtimin e Bajernit

15:02, 15/11/2018

Bajerni i Mynihut pritet të zyrtarizojë shkarkimin e trajnerit, Niko Kovaç.

Por akoma më i bujshëm është lajmi që Zinedine Zidane do të emërohet trajneri i ri i bavarezëve, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, raporton SYRI.net.

Sipas raportimeve të fundit francezi e dëshiron lëvizjen e tij drejt “Allianz Arena-s”, prandaj emërimi i tij mbetet vetëm çështje kohe.

Skuadra gjermane dëshiron t’i marr shërbimet e Zidanes, pas triumfit të trefishtë në Ligën e Kampionëve me Real Madridin.

Ndërsa Kovaç do të shkarkohet për shkak të rezultateve të dobëta.

Syri.net / Oldi Mele

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco