Gavazaj befason: Te Shqipëria çdo gjë është në rregull, vetëm jemi të pafat!

Gavazaj befason: Te Shqipëria çdo gjë është në rregull, vetëm jemi të pafat!

14:36, 15/11/2018

Enis Gavazaj ka folur para përballjes ndaj Skocisë ,e fundit për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve.

Në një deklaratë për mediat, Gavazaj tha se Shqipëria është ndëshkuar nga fati ndërsa zbuloi se Panucci i ka vendosur në dukje problemet që ka skuadra, shkruan SYRI.net.

“Trajneri na ka sqaruar gjithçka rreth ndeshjes së kaluar. Na ka venë në dukje mangësitë. Kemi pasur shumë raste. Vetëm fati nuk ka qenë me në. Gjërat e tjera kanë qenë të gjitha në rregullt”, tha Gavazaj.

“Në ndeshjen miqësore me Jordaninë luajta më shumë. Varet si e mendon trajneri skemën. Ne duhet të përshtatemi. Pozicioni? Ndeshjen e parë luajtëm 3-5-2, nuk është shumë mbrojtëse. Gjithë vija është e atij futbollisti. Futbolli modern e kërkon që t’i kesh të dyja aftësitë, në mbrojtje dhe sulm”, vijoi ai.

Cilësia e Superiores?

“Edhe kur ishim te Skënderbeu, unë edhe Abazaj kishim mundësi të vinim në Kombëtare. Vetëm me punë dhe angazhim mund të arrihet Kombëtarja. Nuk është niveli shumë i ulët në kampionatin shqiptar. Pak ritmi është i ulët, por jo niveli. Është një kampionat i mirë dhe kompetitiv. Ishim në Ligën e Europës. E treguam që nuk është kampionat i dobët”, përfundoi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco