Lilaj ‘shpërthen’ me kritika: Nuk kemi qenë grup, s’po merremi vesh me shokët

Lilaj ‘shpërthen’ me kritika: Nuk kemi qenë grup, s’po merremi vesh me shokët

14:13, 15/11/2018

Mesfushori Sabjen Lilaj e pranon se skuadra ka nevojë për stabilitet, pasi lëvizjet e shpeshta sipas tij kanë cënuar grupin.

Në një deklaratë për mediat para ndeshjes me Skocinë, Lilaj nuk kurseu kritikat madje edhe analizoi ndeshjet e deritanishme të kuqezinjve, shkruan SYRI.net.

 “Ky kompeticion është në vend të ndeshjeve miqësore. Është një përgatitje për Europianin. Çdo ndeshje është e rëndësishme për ekipin kombëtar. Çdo lojtar që vjen duhet të tregojë vlerat. Rezultatet e mira ndikojnë në frymën e grupit, që të jemi më të fortë në ndeshjet në vijim. Tentuam që të shkonim në Europian nëpërmjet Ligës së Kombëve, po është shumë e vështirë të kalojmë. Shpresoj të na këtë ndihmuar për Europianin. E nisëm mirë me Izraelin, morëm një fitore. Në Skoci nuk na shkoi mbarë, ndërsa në Izrael luajtëm mirë, por për shkak të mospërqendrimit pësuam gola të thjeshtë. Nuk e di nëse përfundojmë të dytët, a ka ndonjë shans apo jo”, tha ai.

“Nuk them që ishte mos impenjim. Nuk e kemi luksin që të marrim lehtë asnjë skuadër. Ka pasur shumë lëvizje lojtarësh. Nuk kemi qenë grup. Në këtë aspekt duhet të punojmë. Nuk ka kulitet të madh në ekipin tonë. Duhet të punojmë në grup. Është e vështirë kur ndërrohen lojtarët. Nuk merresh vesh me shokun e skuadrës. Zgjidhjet i bën trajneri. Ne i respektojmë vendimet. Shpresoj që së shpeti të kemi një formacion stabël dhe një grup më të fortë." , u shpreh Lilaj.

Ndryshimet e shpeshta: “Nuk e kemi luksin të marrim më lehtë asnjë skuadër. Edhe me më të dobëtat kemi pësuar disfatë. Ka pasur shumë lëvizje lojtarësh, pra nuk kemi qenë grup. Ne e dimë që nuk kemi shumë kualitet, vetëm grup mund të arrijmë te rezultatet.”

Mungesa e golave: Edhe trajneri na ka vënë në dukje mangësitë që kemi. Të shpresojmë sepse goli është edhe pak fat. Balaj ka pasur raste të mira, po s’ka dashur fati të shënojmë. Nëse fitojmë këtë ndeshje, gjithçka do të jetë mjaft mirë. Skema do përshtatet për të qenë sa më afër portës kundërshtare”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco