Chelsea rrezikon dënim të rëndë nga UEFA për transferimin e lojtarëve nën 18 vjeç

Chelsea rrezikon dënim të rëndë nga UEFA për transferimin e lojtarëve nën 18 vjeç

18:24, 14/11/2018

Chelsea ka marrë një lajm të tmerrshëm. Blutë e Londrës mund të dënohen nga UEFA me dy vite mos-transferim të lojtarëve.

Sipas “Football Leaks”, skuadra londineze ka bërë 19 transferime ndër vite, ndërsa 14 prej tyre ishin nën moshën 18-vjeçare.

Nëse UEFA gjen fakte në lidhje me këtë, atëherë Chelsea mund të dënohet nga dy deri në katër vite në merkaton e transferimeve.

Skuadra londineze ka tashmë 40 lojtarë në huazim në klube të ndryshme, por që ata nuk kanë treguar moshën e 14 lojtarëve që i kishin transferuar.

UEFA është e detyruar që të bëjë një hetim më të detajuar, pas raportimeve që kanë dalë nga “Football Leaks”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco