‘La Gazzetta dello Sport’, artikull special për Strakoshën: Ndjek këshillat e të atit

‘La Gazzetta dello Sport’, artikull special për Strakoshën: Ndjek këshillat e të atit

17:10, 14/11/2018

Prestigjiozja italiane “La Gazzetta dello Sport” i ka kushtuar një artikull portierit kuqezi të Lazios për paraqitjen që ai po bën në sezonin e dytë si titullar, duke theksuar se Tomas Strakosha po bind gjithmonë e më shumë dhe është një siguri për trajnerin Simone Inzagi.

Trajneri i Lazios ka besim të plotë tek ai dhe nuk e ka kursyer as në ndeshjen e Europa League me Olimpikun e Marsejës, që ishte vendimtare për kualifikimin.

Në Europë ka luajtur më parë Silvio Proto, zëvendësuesi i Strakoshës që ende nuk ka debutuar në Serinë A.

Sezonin e kaluar Tomas ka mbajtur gjithë peshën e portës së Lazios: 53 ndeshje në të gjithë kompeticionet.

Numri 1 i portës së Lazios kërkon të ketë vazhdimësi edhe në portën e Shqipërisë.

Pas debutimit në mars të 2017-ës në Palermo ndaj Italisë, ai është alternuar me Etrit Berisha, i cili ka pasur një përvojë te Lazio para se të kalonte tek Atalanta. Por në tetor, kundër Izraelit, Strakosha e parakaloi Berishën dhe të shtunën do të jetë titullar ndaj Skocisë.

Në rrugën e rritjes plot me provime, sidomos për një portier, Strakosha po bëhet gjithmonë e më i rëndësishëm për rezultatet e Lazios.

Niveli i tij po rritet edhe në arenën ndërkombëtare. Në Formelo, përgatitësi i portierëve Grixhoni synon të përmirësojë më shumë, sidomos për daljet, që janë pika e dobët e Strakoshës.

Ai ka forcë të madhe karakteri dhe shumë dëshirë për të bërë progres, duke ndjekur edhe këshillat e babait Fotaq Strakosha, ish-portier i Kombëtares shqiptare.

Ky është artikulli i “Gazzetta dello Sport”, me autor Nicola Berardino, i cili vë në dukje rritje profesionale të Tomas Strakoshës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco