Shpëtoi për mrekulli nga plumbat, futbollisti tregon tmerrin që përjetoi

Shpëtoi për mrekulli nga plumbat, futbollisti tregon tmerrin që përjetoi

16:54, 14/11/2018

Futbollisti kolumbian, Juan Sebastian Quintero, për pak sa nuk u vra nga një tifoz special i tij, i cili madje mbante veshur fanellën e skuadrës së zemrës.

Tifozi i ekipit kolumbian Deportivo Cali i kishte drejtuar armën Quienteros duke i thënë: “Do të vras, bir bushtre”.

Vetë lojtari tregon momentin e tmerrshëm të atentatit: “Unë isha duke shkuar në shtëpinë time kur e dëgjova dikë duke trokitur në dritaren time dhe ai person e kishte bërë gati armën për të më qëlluar dhe për të më vrarë. Mu deshën dy apo tre sekonda për të reaguar dhe pastaj fillova të vrapoj. Ai vetëm trokiti në dritare, ma drejtoi armën dhe më tha: ‘Do të të vras, bir bushtre’.

E vetmja gjë që e pashë ishin rrobat e ekipit të Deportivo Calit, personi që e bëri dhe çfarë ndodhi janë detaje që ende janë duke u hetuar.

Plumbat goditën derën, ndërsa unë dhe vëllai im shpëtuam për fat të mirë. Këto gjëra nuk duhet të ndodhin në futboll”, tha Quintero.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco