Kutia e zezë zbulon shkakun pse u rrëzua helikopteri i presidentit të Leicesterit

Kutia e zezë zbulon shkakun pse u rrëzua helikopteri i presidentit të Leicesterit

16:35, 14/11/2018

Helikopteri që u rrëzua pranë stadiumit të Leicester Cityt dështoi t’i përgjigjej komandës së pedalit së pilotit në momentin që u ngrit në ajër.

Sipas asaj që bëjnë me dije mediat britanike, në një raport nga Bordi për Hetimin e Aksidenteve Ajrore (AAIB) theksohet se hetimi do të fokusohet në sistemin e kontrollit në helikën e helikopterit, për të cilin agjencitë e sigurisë kanë bërë thirrje të kontrollohet në të gjitha modelet e ngjashme të këtij helikopteri.

Të dhënat e kutisë së zezë tregojnë se helikopteri mori kthesë të papritur në të djathtë kur pedali është dashur në fakt ta drejtonte atë në të majtë.

Ky mendohet të jetë edhe shkaku që ka rrëzuar helikopterin duke përfunduar në tragjedi ku i vdekur mbeti dhe presidenti i Leicesterit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco