Duka e thotë për herë të parë: ‘Arena Kombëtare’, 100% financim i FIFA-s

Duka e thotë për herë të parë: ‘Arena Kombëtare’, 100% financim i FIFA-s

16:18, 14/11/2018

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte sot i pranishëm në selinë e re të Kombëtares shqiptare për të ndjekur nga afër sesi po ecin punimet për ndërtimin e 'Arena Kombëtare', teksa nuk nguroi të flasë edhe për mediat.

“Ndërtesa mbyllet brenda pak muajsh, punimet po ecin. Do të ketë edhe 2 mini-stadiume, me kapacitet 500 vende.

Në të do të bëjnë stërvitje ekipet kombëtare. Janë programuar edhe këto 2 mini-stadiume se në të ardhmen çdo gjë do të jetë e ndjekshme nga publiku dhe stërvitjet do të bëhen të hapura”, tha kreu i FSHF-së.

Image

Pyetjes se kur do të jetë gati “Arena Kombëtare”, Duka iu përgjigj: “Në mars mund të jetë gati, të shohim edhe shortin e kualifikueseve të Europianit. Stadiumi plotëson të gjitha kushtet për mediat dhe të gjithë. Është një prezantim dinjitoz jo vetëm i futbollit, por edhe Shqipërisë. Mezi po presim që ta inaugurojmë në 2019. Gjithashtu edhe kjo është e rëndësishme. Ky projekt i shtëpisë së futbollit shqiptar. Projekti është i financuar 100% nga FIFA”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco