Uzuni: Dua të shënoj, por ja çfarë ndodh nëse luajmë si ndaj Izraelit

Uzuni: Dua të shënoj, por ja çfarë ndodh nëse luajmë si ndaj Izraelit

14:33, 14/11/2018

Myrto Uzuni thotë se nëse luajnë ndaj Skocisë si në ndeshjen e fundit atëherë fitorja sipas tij është e garantuar.

I pranishëm në konferencën e radhës për shtyp të kombëtares kuqezi, 23-vjeçari i cili po shkëlqen në kampionatin kroat me Lokomotivën e Zagrebit shpreson që të lërë shenjë edhe me Shqipërinë në dy takimet e radhës.

Uzuni ëndërron një gol me kuqezinjtë ndërsa shprehet se për kombëtaren është i gatshëm të luajë në atë rol që ka nevojë trajneri.

"Ndihem shumë mirë, por vëmendja nuk është te unë por te grupi. Shqipëria ka pikën e vet më të fortë grupin, gjithmonë kështu ka qenë.? Të shënosh me një klub është kënaqësi, por të shënosh me kombëtaren bën krenarë gjithë Shqipërinë dhe familjen. Kjo është gjëja më e bukur. Lojtarët me eksperiencë na kanë mbështetur.Jam ndjerë mirë brenda grupit", tha ai.

Humbja në Izrael…

Ishte një ndeshje e mirë e jona, por fati nuk ishte në anën tonë. Nëse luajmë ndaj Skocisë në të njëjtën mënyrë jam i bindur se do të fitojmë.

Këto dy ditë që keni folur me trajnerin në çfarë pozicioni e shihni veten?

Unë jam i gatshëm të luaj kudo, ku ekipi ka nevojë.

 

Në miqësoren ndaj Jordanisë i aktivizuar nga stoli, ish sulmuesi i Laçit u ndal nga shtylla ndërsa në Izrael edhe pse luajti paksa i tërhequr në krah, Uzuni ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë për kuqezinjtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco