Juventus gati për të transferuar ‘yllin’ e Barcelonës

Juventus gati për të transferuar ‘yllin’ e Barcelonës

13:26, 14/11/2018

Juventusi thuhet se po shqyrton një marrëveshje “shokuese” për të rikthyer mesfushorin e Barcelonës, Arturo Vidal.

Sipas të përditshmes italiane “Corriere dello Sport”, raporton se drejtues të “Zonjës së Vjetër” po kërkojnë zëvendësuesin e përkohshëm të Emre Can i cili po vuan nga një problem në tiroide, shkruan SYRI.net.

Gjatë merkatos së verës, kiliani refuzoi një kalim të mundshëm te Interi me qëllimin e vetëm për tu transferuar në “Camp Nou”.

Sipas mediave italiane është vetë lojtari ai i cili po kërkon një largim nga “Camp Nou” për shkak të minutave të pakta të vendosura në dispozicion nga Valverde.

Ai fitoi 4 “Scudetto” dhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve me Juventusin para se të bashkohej me Bayern Munchen në 2015.

Syri.net / Oldi Mele

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco