Duka i vendos ultimatum Panuccit: Duhet fituar për t’i shpëtuar...

Duka i vendos ultimatum Panuccit: Duhet fituar për t’i shpëtuar...

12:51, 14/11/2018

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka ka folur për mediat e Shqipërisë për situatën e krijuar tek kombëtarja kuqezi.

Duka kërkoi fitore nga lojtarët në ndeshjen ndaj Skocisë, pasi sipas tij duhet të shpëtohet sezoni.

Ai tha se bilanci i Panuccit nuk do të bëhet tani por pas dy ndeshjeve të fundit, shkruan SYRI.net.

 “Duhet të fitojmë me Skocinë, nëse ia dalim edicioni nuk është dështim. Kemi shumë mungesa, problem i madh. Bilanci i Panuccit do të bëhet pas dy ndeshjeve, tani nuk flasim dot. Panucci do mbështetje nga të gjithë. Duhet të flasim pozitivisht për t’i dhënë kurajo. I ftoj gjithë shqiptarët të mbështesin kombëtaren.”, tha Duka.

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armando Duka ka vizituar ditën e sotme selinë e re të FSHF-së, ku ka vëzhguar ecurinë e punimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco