Panucci me ‘dhimbje koke’, lojtari i Kombëtares braktis stërvitjen

Panucci me ‘dhimbje koke’, lojtari i Kombëtares braktis stërvitjen

11:54, 14/11/2018

Ermir Lenjani nuk ja del, mesfushori 29-vjeçar nuk zhvilloi as seancën e dytë stërvitore në përgatitjet për ndeshjen me Skocinë.

Këtë mëngjes Lenjani ishte prezent vetëm në minutat e para por jo në fushë me skuadrën duke u larguar teksa në hapat e tij është e lehtë të konstatosh se edhe ecja nuk është e lirshme, normale.

Bëhet fjalë për një largim përfundimtar me Lenjanin që lë grumbullimin dhe nuk do të jetë i disponueshëm për dy ndeshjet e radhës.

Në seancën e parë edhe Eros Grezda u pa me këmbën në akull, ndërsa këtë mëngjes sulmuesi 23-vjeçar i nisi përgatitjet me rreth 10 minuta vonesë pas një diskutimi me fizioterapistin e kombëtares Ylli Mihali.

Kujtojmë që Shqipëria do të luajnë fillimisht më 17 nëntor në “Loro Boriçi” ndeshjen e fundit të grupit të Ligës së Kombeve me Skocinë, ndërsa 3 ditë më pas në “Elbasan Arena” miqësoren me Uellsin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco