Reali gati të transferojë sulmuesin që dikur bënte ‘namin’ me Barcelonën

Reali gati të transferojë sulmuesin që dikur bënte ‘namin’ me Barcelonën

09:14, 14/11/2018

Alexis Sanchez është i gatshëm që të largohet nga Manchester United.

Kiliani ka biseduar me agjentin e tij për të gjetur një klub të ri dhe po shqyrton mundësinë e rikthimit në La Liga, shkruan SYRI.net.

Këtë herë agjenti i Sanchez është në negociata që klienti i tij të veshë fanellën e Real Madridit që prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi që garanton produktivitet.

Mediat spanjolle raportojnë se transferimi i Sanchez në “Bernabeu” mund të mbyllet që në merkaton e janarit.

Sipas burimeve të “AS”, kiliani e dëshiron rikthimin e rij në Spanjë.

Kujtojmë që në 88 ndeshje me fanellën e Barcelonës, Sanchez shënoi 39 gola.

Syri.net / Oldi Mele

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco