Gattuso me ‘dhembje koke’, ylli i Milanit rrezikon sezonin

Gattuso me ‘dhembje koke’, ylli i Milanit rrezikon sezonin

20:59, 13/11/2018

Nuk kanë ardhur lajme të mirë për Giacomo Bonaventuran dhe Milanin.

Problemi në gju, që e ka detyruar të mungojë në ndeshjet e fundit, mund ta lërë larg fushave për një kohë të gjatë mesfushorin.

Image

Në fakt, siç ka bërë të ditur “Calciomercato.it”, ish-lojtari i Atalantës mund të ndalet për disa muaj dhe është në dyshim kthimi i tij për këtë sezon.

Sipas parashikimeve më optimiste, Bonaventura mund të rikuperojë në fillimin e pranverës, mes marsit dhe prillit.

Gjithsesi, situata do të jetë më e qartë pasi futbollisti t’i nënshtrohet një vizite të specializuar që do të përcaktojë edhe kohën e rikuperimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco