Neuer: Jemi mësuar me kritika te Gjermania

Neuer: Jemi mësuar me kritika te Gjermania

20:42, 13/11/2018

Manuel Neuer insiston se mbetet me vetëbesim, megjithëse po kalon një periudhë të vështirë te Bayern Munchen.

Paraqitjet e Neuer te Bayerni janë kritikuar së fundmi, teksa portieri ka pësuar 8 gola nga 8 goditje në portë gjatë ndeshjeve të fundit.

Gjithsesi, ai nuk shqetësohet nga kritikat, duke u shprehur në konferencën për shtyp: “Këto janë gjëra të vjetra, jam mësuar tashmë. Jam në formë të mirë. Ndaj Dortmundit bëra një ndeshje të mirë. Kam besim. Duam ta mbyllim vitin me një rezultat pozitiv këtu te Gjermania”.

Më tej ai shton: “Jemi optimistë se mund të paraqitemi mirë në ndeshjet e mëdha. Ndaj Holandës, duam të fitojmë, patjetër.

Shumë lojtarë të rinj te Gjermania? Edhe përpara Botërorit ka pasur shumë. Trajneri Low gjithmonë e ka bërë këtë gjë, duke përfshirë të rinjtë. Ndaj Rusisë, jemi gati të tregojmë se sa vlejmë për të hequr pak presion nga vetja”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco