Ja çfarë thotë Valon Berisha për transfertën e Kosovës në Maltë

Ja çfarë thotë Valon Berisha për transfertën e Kosovës në Maltë

19:38, 13/11/2018

Valon Berisha në një prononcim për dhënë për “Supersport” është shprehur përpara ndeshjes me Maltën, e vlefshme për Nations League se duhet ta marrin shumë seriozisht këtë ndeshje, sepse luajnë në transfertë dhe duhet të marrin 3 pikë, në mënyrë që të jenë sa më gati për takimin e fundit me Azerbajxhanin.

“Përgatitjet kanë nisur dje. Sot kemi bërë një ushtrim të mirë, ku kemi punuar si do të luajmë në transfertë ndaj Maltës”, ka thënë mesfushori i Lazios.

“Me fitore puna bëhet më e lehtë. Duhet ta marrim ndeshjen shumë seriozisht, sepse ekipi vendas është më i favorizuar. Tani ndihem mirë, edhe te Lazio ndihem shumë mirë, do të mundohem që të bëj maksimumin”, është shprehur Valon Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco