Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

VIDEO/ Këtë gol të jashtëzakonshëm me roveshatë do ta kishte zili edhe Ronaldo

VIDEO/ Këtë gol të jashtëzakonshëm me roveshatë do ta kishte zili edhe Ronaldo

19:17, 13/11/2018

Goli i jashtëzakonshëm i lojtarit të Dinamos së Zagrebit, Bruno Petkovic, po bën xhiron e rrjeteve sociale, për mënyrën fantastike të realizimit.

Ky i fundit, shënoi me një roveshatë, që shumë futbollistë as nuk do e çonin nëpër mend, teksa edhe Cristiano Ronaldo do ta kishte zili.

Kujtojmë që një gol të ngjashëm me roveshatë Ronaldo ia shënoi Juventusit në sezonin e kaluar të Championsit kur portugezi luante me Real Madridin.  

Petkovic golin ia shënoi ekipit të Lokomotivës së Zagrebit, ku titullarë ishin edhe Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati.

Ndeshja përfundoi me shifrat 0-1, dhe ky ishte goli që vendosi sfidën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco