Milani apelon vendimin për pezullimin e Gonzalo Higuain

Milani apelon vendimin për pezullimin e Gonzalo Higuain

18:56, 13/11/2018

Klubi i Milanit ka apeluar rastin e Gonzalo Higuain, pasi ai është pezulluar me dy ndeshje për shkak se u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Juventusit.

Sulmuesi u përjashtua me të kuq pas reagimeve të ashpra të tij, teksa bëri fjalë edhe me lojtarët e “Zonjës së Vjetër”.

Sot është lajmëruar nga drejtuesit e Serie A se ai është dënuar për dy ndeshje, kundër Lazios dhe Parmës, e po ashtu i është dhënë vërejtje për shkak të sulmit ndaj zyrtarit të ndeshjes.

Megjithatë, sipas MilanNews, kuqezinjtë e kanë apeluar këtë pezullim dhe shpresojnë që Pipita të kthehet për ndeshjen kundër Parmës.

Ndëshkimi me të kuq automatikisht është një ndeshje pezullim, kështu që nuk ka mundësi që ai të jetë gati për ndeshjen kundër Lazios.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco