Mancini nuk ka dyshime: Ja kush e meriton ‘Topin e Artë’

Mancini nuk ka dyshime: Ja kush e meriton ‘Topin e Artë’

18:40, 13/11/2018

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini, nuk ka aspak dyshime mbi lojtarin që e meriton “Topin e Artë” këtë vit.

Sipas ish-trajneri të Interit, çmimi i “Topit të Artë” duhet t’i dhurohet Cristiano Ronaldos.

Portugezi po kërkon për të gjashtën herë këtë çmim, ndërsa rivalë këtë herë ka Luka Modricin, Kylian Mbappen dhe Rapahel Varanen.

“Nëse shikojmë se çfarë ka bërë ai sezonin e kaluar, unë mendoj se Ronaldo e meriton ‘Topin e Artë’. Ai ka fituar Ligën e Kampionëve dhe ka arritur diçka të jashtëzakonshme”, tha tekniku i Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco