Një puro fut në telashe Shpëtim Duron

Një puro fut në telashe Shpëtim Duron

17:57, 13/11/2018

Drita e Gjilanit humbi minimalisht ndaj Llapit, në javën e 15-të të IPKO Superligës së Kosovës, por kjo disfatë e dytë radhazi në kampionat u shoqërua me një tjetër telash për trajnerin Shpëtim Duro.

Komisioni i Garave ka nisur procedimin disiplinor ndaj trajnerit tiranas për tymosje të një cigareje para fillimit të ndeshjes me skuadrën nga Podujeva më 10 nëntor.

Në shpjegimin e rastit nga FFK-ja, shkruhet se ai kishte ndezur cigaren, teksa futbollistët po përgatiteshin në fushë për fillimin e ndeshjes.

Në këtë interval kohor, z. Shpëtim Duro ishte ulur në karrige përskaj vijës anësore dhe tymoste cigare (puro), në ndeshjen KF Llapi – KF Drita, e zhvilluar më datë 10.11.2018 në ora 13:30), sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes”.

Duro ka të drejtë ankese në afatin kohor prej tre ditësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco