Ikën Ventura, Chievo zgjedh trajnerin e ri

Ikën Ventura, Chievo zgjedh trajnerin e ri

17:41, 13/11/2018

Është Domenico Di Carlo trajneri i ri i Chievos. Kjo është herë e tretë që trajneri lacial merr drejtimin e skuadrës veroneze.

54-vjeçari e ka drejtuar Chievon edhe në sezonet 2008-2010 dhe 2011-2012.

Objektivi për pasuesin e Venturës edhe në këtë rast do të jetë të sigurojë mbijetesën, edhe pse mbetet shumë e vështirë për t’u arritur.

Verdheblutë renditen të fundit në Serinë A me 0 pikë, me 9 humbje dhe vetëm 3 barazime (3 pikë u janë hequr nga Federata Italiane e Futbollit).

Di Carlo ka nënshkruar marrëveshje 6-mujore me presidentin Campedelli, që parashikon një premio të veçantë për trajnerin në rast arritjeje të objektivit.

Chievo ka komunikuar gjithashtu zgjidhjen e kontratës me Venturën, që kishte nënshkruar deri në vitin qershor të vitit 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco