Kjo është çudia më e madhe/ Lojtari humb Kombëtaren se i vjen ftesa në adresën e gabuar

Kjo është çudia më e madhe/ Lojtari humb Kombëtaren se i vjen ftesa në adresën e gabuar

17:24, 13/11/2018

Keita Balde Diao nuk është në listën e të ftuarve nga Senegali për ndeshjen me Guinenë Ekuatoriale, e vlefshme për Kupën e Afrikës.

Në fakt, nuk bëhet fjalë për një vendim teknik të trajnerit apo për përgjigje negative të ish-futbollistit të Lazios dhe Monacos, por për një gabim ordiner në korrespondencën mes Federatës Senegaleze të Futbollit dhe Interit.

E dërguam ftesën e grumbullimit në adresën e vjetër të Interit, që nuk përdoret më. E kanë ndryshuar adresën dhe na kanë dërguar një letër në njëfarë mënyrë. Në situatën aktuale lojtari nuk mund të lëvizë, sepse klubi i tij nuk i ka dhënë leje”, ka shpjeguar zyrtari i Senegalit, Abdoulaye Sow.

Sipas rregullores së FIFA-s, ftesa futbollistëve për grumbullimin në Kombëtare duhet t’u shkojë disa javë më parë, që klubi ku luajnë të jetë i detyruar për t’u dhënë leje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco