Shqiptarja shpallet sportistja më e mirë europiane për muajin tetor

Shqiptarja shpallet sportistja më e mirë europiane për muajin tetor

16:31, 13/11/2018

Elina Xhengo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në Greqi me rezultatet e shkëlqyera që po arrin në atletikë.

Adoleshentja shqiptare, e cila garon për shtetin fqinj në hedhjen e shtizës, është zgjedhur si sportistja europiane më e mirë për muajin tetor.

16- vjeçarja me origjinë nga qyteti i Korçës ka arritur të marrë më shumë vota nga të gjithë në votimin e bërë në rrjetet më të mëdha sociale.

Ajo mori 3470 vota duke lënë pas ukrainasen Jaroslava Mahuiçik dhe bullgaren Aleksandra Naçeva.

Elina Xhengo i dhuroi medaljen e artë Greqisë në Lojërat Olimpike Rinore “Buenos Aires 2018”, ku vendosi edhe një rekord të ri botëror 63.34 metra, duke ngritur flamurin grek në shkallën më të lartë të podiumit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco