De Biasi e konfirmon: Pres telefonatë nga klubi i madh europian!

De Biasi e konfirmon: Pres telefonatë nga klubi i madh europian!

15:04, 13/11/2018

Ganni de Biasi e ka pranuar se është në negociata për të drejtuar një klub të njohur në Serie A.

Në një intervistë për “sportnews”, ish-tekniku i kombëtares shqiptare nuk zbuloi emrin e klubit pasi thotë se është supersticioz, shkruan SYRI.net.

Në stolin e Shqipërisë ke arritur rezultate historike dhe konsiderohesh si një hero. Pse një teknik i mirë si De Biasi nuk drejton një klub në Itali?

"Duhet t'i pyesim klubet. Ndoshta ka trajnerë më të mirë se unë, ose ndoshta jam jashtë modës. Edhe në Itali bëra diçka të rëndësishme. Kam sjellë Modena nga C në A. Unë kam treguar se mund të bëj punën time kudo ku shkoj”

Po prisni ndonjë telefonatë?

"Po, nga një klub i madh por nuk them emrin për shkak se jam supersticioz", përfundoi ai.

Syri.net / Oldi Mele

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Asd13/11/2018 15:14

Ku do te shkosh pa Duken ?

Shto koment

Denonco