Deklarata shokuese nga trajneri i njohur: Shaqiri është si Leo Messi

Deklarata shokuese nga trajneri i njohur: Shaqiri është si Leo Messi

14:04, 13/11/2018

Ish-trajneri i Baselit, Thorsten Fink ka thurur elozhe për Xherdan Shaqirin.

Lojtari me origjinë shqiptare e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri me Liverpoolin pasi po shënon vazhdimisht duke shpërblyer besimin nga Jurgen Klopp.

Ish trajneri i tij, Fink thotë se Shaqiri ka ngjashmëri me Messin dhe se "ylli" me origjinë shqiptare në të ardhmen mund të bëhet lojtari më i mirë i Liverpoolit.

“Nëse ai punon shumë profesionalisht, ai mund të jetë lojtari më i mirë i Liverpoolit”, tha fillimisht Fink.

“Cristiano Ronaldo, ka punuar për atë që ka arritur. Por Messi, ai e kishte telentin. Ai nuk kishte shumë për të punuar. Për mua, Shaqiri ka këtë talent, ashtu si Messi.”

“Ai ka këtë talent për të luajtur. Nëse ai punon shumë profesionalisht, ai mund të jetë lojtari më i mirë i Liverpoolit.

“Ai është i zgjuar dhe ishte kënaqësi të punosh me të”, përfundoi ish trajneri i Shaqirit, Thorsten Fink.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco