Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

VIDEO+FOTO/ Ronaldo dhuron spektakël edhe në tenis, shikoni çfarë bëri portugezi

VIDEO+FOTO/ Ronaldo dhuron spektakël edhe në tenis, shikoni çfarë bëri portugezi

09:02, 13/11/2018

Cristiano Ronaldo ka nisur një aventurë fantastike në Serie A pasi në 12 ndeshjet e para ka shënuar 8 gola, ka dhënë 5 asiste dhe është shpallur 3 herë lojtari më i mirë i ndeshjes.

Statistika perfekte për një lojtar që pretendon të mos lëshojë fronin e më të mirit në botë, shkruan SYRI.net.

Pas fitores së Juventusit ndaj Milanit, CR7 ka udhëtuar për pushime, pasi skuadra kane një pushim të vogël për shkak të ndeshjeve që do t’i zhvillojnë kombëtaret.

Menjëherë “ylli” portugez së bashku me familjen e tij ka shfrytëzuar mundësinë për të udhëtuar drejt Londrës.

Ai ishte i pranishëm në një ndeshje tenisi për të ndjekur nga pranë Novak Djokovicin, i cili u përball me John Isner, në kuadër të “ATP Finals”.

Ishte serbi që e fitoi këtë takim 2:0 në sete (6:4 – 6:3). Megjithatë, ishte CR7 tërhoqi vëmendjen duke “vjedhur” spektaklin.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” në një moment priti një top tenisi  edhe pse në shpejtësi të madhe, Ronaldo arriti ta kapte.

SYRI.net/ Oldi Mele

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco