Konfirmohet: Dy futbollistë refuzojnë Shqipërinë e Panuccit

Konfirmohet: Dy futbollistë refuzojnë Shqipërinë e Panuccit

08:38, 13/11/2018

Vazhdojnë ndryshimet në listën e Kombëtares Shqiptare, në prag të dy ndeshjeve ndaj Skocisë dhe Uellsit.

Burime të “Panorama Sport” pranë FSHF, konfirmojnë se Ivan Balliu, mbrojtësi i Metz në Francë, nuk do të jetë i pranishëm në këtë grumbullim, teksa klubi nuk e ka lejuar.

Gjithashtu, pas dëmtimit të Rei Manajt, u mendua që do thirrej sulmuesi i Panioniosit në Greqi, Fiorin Durmishaj.

Por. ai nuk ka mundësi gjithashtu të jetë i pranishëm, pasi gjatë kësaj periudhe ai po kryen shërbimin ushtarak në shtetin fqinj, dhe nuk lejohet të dalë nga kufijtë.

Edhe pas kontakteve me klubin e Panioniosit, FSHF nuk ka arritur që të sigurojë një leje për Durmishajn.

Ndërkohë, për të plotësuar vendin e Balliut, trajneri Panuçi ka vendosur të thërrasë Egli Kajën nga ekipi skocez i Livingston.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco