Starova e thotë troç: Panucci, trajner ‘part-time’ i Kombëtares

Starova e thotë troç: Panucci, trajner ‘part-time’ i Kombëtares

22:51, 12/11/2018

Ish-trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, mendon se të kuqtë po bëjnë gjithçka mirë në këtë moment duke ruajtur kreun e klasifikimit përballë një skuadre si Laçi.

Në emisionin “Rubrika Sportive” ai foli edhe për Kombëtaren, duke kritikuar trajnerin Christian Panucci, i cili sipas tij nuk po e bën si duhet punën  e tij te kuqezinjtë.

Nuk është një moment i mirë për Kombëtaren, për shkak se kemi pasur shumë lojtarë titullarë të dëmtuar. Por nuk ka justifikime, pasi kemi bërë një kompeticion të Ligës së Kombeve shumë të dobët. Nuk e kuptoj sesi trajneri i Shqipërisë nuk ka një shtëpi në Tiranë, apo Korçë. Me duket se është trajner ‘part-time’ këtu. Nuk ka shanse që Panucci të thotë kam lënë Bulkun këtu të shoh kampionatin. Ervini ka mendjen e vet. Atij nuk i kushtonte asgjë që të ndjekë kampionatin, duhet të rrijë me tepër këtu se në Itali”, u shpreh Starova.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco