Lajmi i fundit

Ilir Meta sonte në ‘Çim Peka LIVE’ për të thënë të vërtetat e tij

UEFA teston VAR-in, bën eksperimentin e parë me Italinë

UEFA teston VAR-in, bën eksperimentin e parë me Italinë

22:16, 12/11/2018

UEFA po avancon drejt vendimit final për të përdorur teknologjinë VAR edhe në kompeticionet zyrtare europiane, teksa do të fillojë eksperimentin javën e ardhshme, me sfidën miqësore mes Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përballja e planifikuar për të martën në mbrëmje, do të luhet në stadiumin e Genkut, në Belgjikë, ndërsa pritet të gjykohet nga arbitri turk Akr, i cili do të asistohet si në fushë, ashtu edhe në VAR me patriotë të tij.

Vendimi për të përfshirë teknologjinë VAR në të gjitha kompeticionet e UEFA-s, është marrë në muajin shtator nga Komiteti Ekzekutiv i këtij organizmi, ndërsa sfida Itali-SHBA, do të jetë testi i parë drejt hapit final.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco