Mancini shpjegon pse la Balotellin dhe Belottin jashtë Italisë

Mancini shpjegon pse la Balotellin dhe Belottin jashtë Italisë

20:36, 12/11/2018

Italia është grumbulluar sot për të përgatitur dy ndeshjet e nëntorit, sfidën ndaj Portugalisë për Ligën e Kombeve dhe miqësoren ndaj Ukrainës, e para e planifikuar për në “San Siro” dhe tjetra për në Belgjikë.

Trajneri Roberto Mancini doli në një konferencë për shtyp, ku zbuloi pritshmëritë për këto takime, ndërsa shpjegoi edhe vendimin për të lënë sërish jashtë Balotellin e Belotti, por edhe për të grumbulluar 3 futbollistë për herë të parë.

“Askush nuk është i përjashtuar nga Kombëtarja, as Balotelli me Belottin. Që të dy mund të japin shumë më tepër dhe unë pres nga momenti në moment, që të rikthehen në formë dhe të na shërbejnë edhe këtu në Përfaqësuese. I njëjti diskutim vlen edhe për El Sharawin. Sa i përket Zaniolos, unë e kam krijuar idenë time për të, ndërsa tashmë duhet që të luajë sa më shumë. Grumbullova Tonalin, pasi është një futbollist me të ardhme dhe duhet ta shoh nga afër. Sensi dhe Grifo e meritonin thirrjen, pasi kanë bërë vërtetë mirë në takimet e fundit”, tha Mancini.

Trajneri i kombëtares “axurre” kërkoi që skuadra të konfirmojë punën dhe ndeshjen e mirë të bërë në transfertën ndaj Polonisë, ndërsa nuk e mohoi dëshirën që skuadra të marrë vendin e parë në grup.

“Ndaj Portugalisë dua të shoh lojën e mirë të shfaqur ndaj Polonisë dhe mbi të gjitha, të marrim 3 pikët, që më pas të shpresojmë për vendin e parë. Edhe ndeshja me Shtetet e Bashkuara do të jetë një mundësi e mirë, për t’i dhënë vazhdimësi projektit dhe punës tonë. Sa më shumë angazhime, aq më shumë pres që të përmirësohemi”, deklaroi Mancini.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco